Nefi Useini dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, ofrojnë garanci prej 850 mijë eurove

Maqedonia

Nefi Useini dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, ofrojnë garanci prej 850 mijë eurove

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, njëherit dhe biznesmen, Nefi Useinin bashkë me vëllain e tij Ibro Useini, janë liruar nga paraburgimi.

Si garanci se nuk do të arratisen dhe do të jenë të qasshëm për organet e rendit, gjykata ka pranuar prona në vlerë prej prej 850.000 eurove, të cilat sipas asaj që ka deklaruar kryetari i Gjykatës Vasill Batkoski për A1on, janë të mjaftueshme.

Ai tha se çdo masë tjetër është e pavlerë, pasi që hipoteka e pronës është garanci e mjaftueshme. Të dy janë lëshuar nga burgu dje rreth orës 5 pasdite dhe tani do të mbrohet në liri.

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, ishte në paraburgim në Ohër prej më 26 gusht. Gjithashtu ishte arrestuar dhe vëllai i tij. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjykata e Ohrit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve, ndërkaq më pas të njëjtë ua ka vazhduar me nga 30 ditë.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat