Kërçova me dy raste me coronavirus

Maqedonia

Kërçova me dy raste me coronavirus

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kërçovë janë regjistruar 2 pacientë të rinj me coronavirus të cilët shërohen në kushte shtëpiake.

Numri i përgjithshëm i të diagnstifikaurve që nga fillimi në Kërçovë është 291, prej të cilëve 38 janë raste aktive, 239 janë shëruar dhe 14 kanë humbur jetën.

Drejtori i spitalit të Kërçovës, Xhabir Bajrami i cili është anëtar i Shtabit të Krizës theksoi Kërçova pas disa ditëve pa të infektuar me COVID-19, tani ka 2 të infektuar.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat