SPB Tetovë: 60 gjoba për mosmbajtje të maskës

Maqedonia

SPB Tetovë: 60 gjoba për mosmbajtje të maskës

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 60 persona janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgatitur vendime të reja për izolim për 10 persona nga Gostivari.

SPB Tetovë ka kryer kontrolle ndaj 296 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat