Sanksionohen 286 shoferë në Shkup

Maqedonia

Sanksionohen 286 shoferë në Shkup

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Gjithsej 286 sanksione u vendosën dje në territorin e qytetit të Shkupit, ndër të cilët 13 persona u sanksionuan për vozitje pa patentë shoferi.

“Ministria e Brendshme, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut për tejkalimin e kufirit të shpejtësisë, regjistroi 150 shkelje, 14 automjete të paregjistruara, 11 motoçiklistë të sanksionuar, 53 masa për parkim të parregullt dhe 44 sanksione për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim”, deklarojnë nga MPB.

Nga MPB apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat