Markovski: Coronavirusi nuk është sëmundje e rrezikshme

Maqedonia

Markovski: Coronavirusi nuk është sëmundje e rrezikshme

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:22
Velo Markovski

Infektologu Velo Markovski në një intervistë , ka folur në lidhje me sëmundjen COVID-19 dhe testet që po bëhen për zbulimin e këtij virusi.

Ai tha se coronavirusi nuk është sëmundje e rrezikshme, por është krijuar kaos, pasi sipas tij nuk respektohet shkenca.

““Organizmi nuk lufton seriozisht me coronaviruset. Testet serioligjike janë më të mira për dallim nga PCR testet, janë më efikase. Këta teste tregojnë se virusi ka hyrë në organizëm, është mbrojtur. PCR testet nuk tregojnë se virusi ka hyrë në organizëm. 73 miliardë janë në pyetje vetëm për testet, dikush po e sforcon prodhimin e vet, është çështje nëse do t’i besohet këtij prodhimi, ndërsa ne nuk kemi kontrolluar prodhimin”.

“Nuk bëhet fjalë për infeksion virusal të rrezikshëm, numri real i të vdekurve nga COVID-19 është nga 100 mijë deri në 200 mijë njerëz. Nuk është sëmundje e rrezikshme. Ne jemi në panik, në kaos, shkenca nuk respektohet. Pas pasojave ekonomike kjo është lufta më e madhe që na ka ndodhur”, ka thënë infektologu Markovski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat