Nis emërimi i drejtorëve të rinj

Maqedonia

Nis emërimi i drejtorëve të rinj

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:39
Zoran Zaev

Duke filluar prej sot, gjatë 15 ditëve të ardhshme, Qeveria do të emërojë drejtorët e rinjë të institucioneve që janë nën kompetencë të pushtetit qendror. Kryeministri Zoran Zaev tha se drejtorët do të zgjidhen dhe emërohen në disa procedura, disa sot dhe ditëve në vazhdim me vendim të Qeverisë, ndërsa disa përmes konkurseve, varësisht nga procedurat që parashohin institucionet veçmas.

Zaev ka konfirmuar se drejtori i deritanishëm i Postave të Maqedonisë, Ejup Rustemi do të zgjidhet drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, por nuk ak dhënë emra të tjerë të funksionarëve nga eshaloni i tretë.

Zoran Zaev: “Një pjesë e vendimeve do të sillen sot. Një pjesë do të sillen për shpalljen e konkursit sepse ka institucione të cilat vendet e tyre të punës i zgjedhin në konkurs. Ka edhe një pjesë të vendimeve me të cilat do të jepen udhëzime të qarta të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të vendosur nga Qeveria për veprim politik të vendeve udhëheqëse”

Zaev ka paralajmëruar poashtu se do ta mbështes idenë për shkarkimin e Drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për arsimim evropian, Lidija Dimova, që shqyrtohet poashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Zoran Zaev

“Personalisht unë, do ta mbështesë atë propozim, gjegjësisht nëse Qeveria pajtohet, do të japim sugjerime deri tek Këshilli drejtues që të veprojë për shkak të pjesës etike. Pjesa tjetër është diçka që e punojnë institucionet tjera dhe ajo është për përgjegjësi eventuale penale për punë të paligjshme, Ka pjesë të mjaftueshme etike ku duhet të jepet përgjegjësi dhe pajtohem se Qeveria duhet të reagojë për çështje të tilla”

Dimova dhe Agjencia që drejton ajo u vunë në qendër të akuzave të opinionit dhe opozitës, pas ngritjes së dyshimeve për mënyrën e ndarjes së fondeve evropiane për arsimim. Sipas rezultateve të publikuara, u pa që grante të dedikuara për arsimim evropian, ishin ndarë një parukerie dhe për një projekt për trajnimin e gomerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat