Niveli i ndotjes së ajrit mbetet alarmant, në Lisiçe regjistrohen 407 mikrogramë të grimcave PM-10

Maqedonia

Niveli i ndotjes së ajrit mbetet alarmant, në Lisiçe regjistrohen 407 mikrogramë të grimcave PM-10

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Niveli i ndotjes së ajrit mbetet alarmant. Ngulfatemi në grimcat e imëta dhe të dëmshme PM. Ato edhe këtë mëngjes janë mbi kufijtë normal. Kavadari është më i ndoturi. Atje në 24 orët e kaluara janë matur 471 grimca PM 10 – nëntë herë më shumë se sa lejohet. Ajër jashtëzakonisht helmues thithë edhe lagja Lisiçe me 407 mikrogramë. Gjendja e njëjtë është edhe në pjesët e tjera të qytetit.
“200 mikrogramë të grimcave PM10 tregon stacioni matës në Karposh 4 në Shkup. Ky është katërfishi i nivelit të lejuar të ndotjes. Ndotja e ajrit në kryeqytet është e pranishme gjatë gjithë ditës”.

Derisa dje në Shkup ajri ishte i padurueshëm, inspektorët e qytetit regjistruan zjarre të qëllimshëm në disa vende. Në Fushë Tophanë, Vardarishte, Maxhari dhe Lisiçe të Epërme, vendbanime ku ndotja është e lartë.

Qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambiente të hapura për të mbrojtur mjedisin dhe ajrin – thonë nga Qyteti i Shkupit.

Për t’u aktivizuar masat emergjente për ndotjen, dy ditë me radhë, ndotja e ajrit në dy pikat matëse në Shkup duhet të jetë 175 mikrogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat