Sot 22 viktima dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 22 viktima dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:44
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 591 teste, ndërsa janë regjistruar 129 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-63, Kumanovë-4, Shtip-4, Prilep-14, Tetovë-7, Veles-4, Manastir-1, Ohër-2, Kavadar-12, Gostivar-2, Gjevgjeli-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-1, Pehçev-1, Berov-1, Vinicë-1, Dellçevë-1, Kërçovë-3, Negotinë-1.

22 persona vdiqën, tre pacientë nga Shkupi (44, 61 dhe 67), një nga Kumanova (88), një nga Dibra (43), nga Shtipi (64), nëntë pacientë nga Prilepi (85, 81, 87, 87, 70, 96, 69, 79 dhe 68), dy nga Struga (86 dhe 78), një pacient nga Velesi (75), një nga Manastiri (58), një nga Gjevgjeli (72), një nga Dellçeva / Makedonska Kamenica (86) dhe një pacient nga Kërçova (69).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 78.434./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat