Përplasje në mes protestuesve dhe Policisë në protestat për “Monstrën”, ka edhe të lënduar

Maqedonia

Përplasje në mes protestuesve dhe Policisë në protestat për “Monstrën”, ka edhe të lënduar

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 15:46) -Lëndohen policë në protestën e “Monstrës”

Për shkak se eksaloi situata në protestën për “Monstrën”, pasi policia e bllokoi marshimin, një polic u lëndua.

Lëndimi erdhi pasi protestuesit të revoltuar nga bllokada, i sulmuan ata. Ka arritur edhe ndihma e shpejtë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Protestuesit edhe pse ju dhanë afat 10 minutave policëve ta lirojnë rrugën, policët sërish nuk u kthyen prapa.
Plani ishte që marshi të vazhdojë drejt Gjykatës dhe Qeverisë.

***

Gjatë tërheqjes së protestuesve ka filluar konflikti me policinë. Aty është parë edhe një autoambulancë që ka ardhur për një person të lënduar.

Aktualisht policia është duke i shpërndarë protestuesit të cilët kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe gjësende të forta në drejtim të tyre

***

Ka eskaluar situata në protestat për rastin “Monstra” në Shkup.

Protestuesit e kanë humbur durimin, pasi policia nuk i lejon t’i afrohen objektit të Qeverisë së Maqedonisë

Siç raportohet, edhe një policë ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore.

Organizuesit e protestave vazhdimisht bëjnë thirrje për qetësi, duke kërkuar që policia ta lirojë rrugën.

Plani i protestuesve është që të marshojnë drejt Gjykatës dhe Qeverisë, por të njëjtit janë ndaluar tek “Mavrovasja”.

Policia ndalon protestuesit t’i afrohen Qeverisë së Maqedonisë

Policia e Maqedonisë i ka ndaluar protestuesit t’i afrohen objektit të Qeverisë.

Organizuesi i protestave Bedri Ajdari, tha se jep afat prej 10 minutave që të vendosin për të tërhequr policinë dhe t’i lejojnë ta ushtrojnë të drejtën tyre demokratike.

“Kërkoj ta lironi rrugën, në mënyrë që të mos eskalojë situata. Kush është përgjegjës për policinë, ka afat prej 10 minutave të vendosë të tërheqë policinë”, tha Ajdari.

Ai i ftoi policët që t’i bashkangjiten protestuesve dhe të mos bëhet mjet i pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat