Mbyllet një objekt hotelierik në Kërçovë për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë

Maqedonia

Mbyllet një objekt hotelierik në Kërçovë për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Nëpunësit policorë nga SPB Kërçovë, në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, dje në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 22:00, kanë kryer inspektim në disa objekte hotelierike në rajonin e SPB Kërçovë në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19.

Nga MPB-ja sot informuan se gjatë kontrollit është konstatuar se një objekt hotelierik në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë nuk I ka respektuar protokollet për punën e obkektit hotelierik.

Dhe nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut objekti është mbyllur.

Pas dokumentimit të plotë tërastit, paralajmërojnë nga MPB-ja, do të ngrihen akuza sipas Nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat