Zaev i vetmi kandidat për kryetar të LSDM-së

Maqedonia

Zaev i vetmi kandidat për kryetar të LSDM-së

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:52
Zoran Zaev

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së është i vetmi kandidat për kryetar të partisë. Ai thotë se anëtarët do të mund të votojnë “për” dhe “kundër” tij.

Në konferencë për shtyp, Zaev tha se secilit i është mundësuar kandidimi për kryetar partie dhe se nuk ka pasur kandidatë të tjerë.

“Nuk kemi ndërmend të shpikim kandidatë dhe as që të ndalojmë ndonjë”, tha Zaev.

Ai më 21 mars pritet të zgjidhet për kryetar partie dhe për këtë kërkon mbështetje. Zaev kandidon për mandatin e tretë ndërsa kryetar i partisë është që nga viti 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat