Zaev: Ne do të bëjmë gjithçka për të mbajtur çmimin të qëndrueshëm

Maqedonia

Zaev: Ne do të bëjmë gjithçka për të mbajtur çmimin të qëndrueshëm

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:37
Zaev

Ne ecim përpara së bashku me popullin. Ne sjellim shumë më tepër kujdes dhe shumë më tepër efikasitet në shërbim të qytetarëve. Ky është ndryshimi që po sjellim në pushtetin qendror, lokal dhe brenda LSDM-së si parti. Kjo Qeveri kujdeset dhe do të vazhdojë të kujdeset për çdo qytetar, me ndershmëri dhe konsekuencë, thotë kryeministri Zoran Zaev përmes një video në profilin e tij në Facebook.

“Ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për njerëzit. Sidomos për të pafavorizuarit social, të dobëtit dhe të pafuqishmit në shoqëri. Ne po rrisim pagat me një ritëm të paparë që nga pavarësia e vendit. Çmimi i energjisë elektrike ka katër vite që nuk lëviz. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbajtur çmimin të qëndrueshëm.

Ne vazhdimisht i drejtojmë paratë për qytetarët.

Nga kthimi i TVSH-së, përmes llogarive fiskale, deri te ulja e tarifave gjyqësore dhe tarifave të përmbarimit. Ne i ndihmuam vetëqeverisjet lokale dhe i shpëtuam nga borxhet dekadashe”, thotë Zaev./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat