Dërgohet i vdekur në spital një i burgosur në Burgun e Idrizovës

Maqedonia

Dërgohet i vdekur në spital një i burgosur në Burgun e Idrizovës

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 49-vjeçari i burgosur në Burgun e Idrizovës është sjellur i vdekur në Repartin për Toksikologji në spitalin “Nëna Tereza”.

Dje në ora 15:10 në SPB Shkup është denoncuar se në spitalin “Nëna Tereza” në Repartin për Toksikologji është sjellur i vdekur J.H (49) nga Kërçova, i burgosur në ENP Idrizovë.

Sipas punonjësve të ENP Idrizovë, J.H i ka ardhur të fikët dhe në rrugë për në spital ka ndëruar jetë.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat