Parking falas në Shkup gjatë festës së Pashkëve

Maqedonia

Parking falas në Shkup gjatë festës së Pashkëve

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Gjatë festës së Pashkëve, qytetarët nuk do të paguajnë për parkim në vendparkimet zonë në kompetencë të NP “Parkingjet e qytetit”-Shkup.

“Në prag të festës së madhe krishtere Pashkët, në vend parkimet zonë me të cilat ekonomizon NP ‘Parkingjet e qytetit’-Shkup, nuk do të bëhet pagesa të dielën 24.4.2022 dhe të hënën 25.4.2022”, kumtuan nga ndërmarrja.

Ata theksojnë se me punë të rregullt dhe pagesë do të punojnë dy garazhet me kate “Beko” dhe “26 korriku” dhe vendparkimet publike: Koço racin, Treska, Spitali i qytetit dhe qendra klinike Nënë Tereza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat