Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk tregon se çfarë armë janë dërguar në Ukrainë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk tregon se çfarë armë janë dërguar në Ukrainë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Se çfarë ndihme ushtarake i është dorëzuar Ukrainës mbetet sekret. Ministria e Mbrojtjes ritheksoi sot se tre vendimet për dhurimin e ndihmës ushtarake ende nuk janë deklasifikuar.

Një pjesë e mediave raportoi se bëhej fjalë për tanke dhe katër avionë “Sukhoi-25”, të blerë më parë direkt nga Kievi, por ky informacion nuk u konfirmua nga Ministria. Megjithatë, Mihailo Podoljak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, në një postim në gjuhën ukrainase falënderoi vendin për tanket dhe avionët e dhuruar, pa specifikuar nëse ishin aeroplanë apo helikopterë.

Ministria përkatëse thotë se Qeveria deri më tani ka marrë disa vendime për ndihmë ushtarako-teknike për Ukrainën që të mbrojë integritetin e saj territorial, i cili kërcënohet nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë. Ndihmë ushtarake është dhuruar në disa raste.

“Me vendimet e marra deri më tani nuk prishet gatishmëria luftarake e Armatës tonë. Ministria e Mbrojtjes dhe Armata është në proces të reformës dhe modernizimit që parasheh furnizim dinamik të pajisjes moderne tekniko- teknologjike, në pajtim me prioritetet e fuqishme, për realizimin e qëllimeve përkatëse të NATO-s”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Përndryshe, Qeveria që më 28 shkurt, vetëm disa ditë pas invazionit rus, mori vendim për dhurimin e mjeteve ushtarake dhe pajisjes për forcat e armatosura të Ukrainës ndërsa lloji i mjetet do të jetë në pajtim me nevojat e Kievit.

Pas informacionit për donacion të tankeve nga Moska aktin e vlerësuan si “gabim të madh” ndërsa autoritetet vendore u shprehën se “Maqedonia e Veriut është vend sovran që vendimet i merr në mënyrë individuale, duke e respektuar të drejtën ndërkombëtare”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat