PLD: Kërkojmë nga qeveria që urgjentisht të zgjidh problemin e refugjatëve - Bota Sot
PLD: Kërkojmë nga qeveria që urgjentisht të zgjidh problemin e refugjatëve

Maqedonia

PLD: Kërkojmë nga qeveria që urgjentisht të zgjidh problemin e refugjatëve

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 16:59

PLD i fton qytetarët që ta tregojnë anën njerëzore ndaj refugjatëve në këtë krizë me përmasa të mëdha. Sot është dita evropiane për përkrahjen e refugjatëve, por humanitetin e kemi obligim për çdo ditë ndaj njerëzve në nevojë.

E shprehim përkrahjen dhe respektin tonë ndaj të gjithë vullnetarëve dhe organizatave jo qeveritare të cilat me muaj po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për t`i ndihmuar refugjatët dhe janë një shembull i mirë i sjelljes, për dallim prej brutalitetit dhe primitivizmit të individëve në polici dhe ushtri.

Porosia që Maqedonia duhet ta përcjell është solidariteti dhe jo ksenofobia dhe largimi prej ideve fashiste të përfaqësuesve të pushtetit. Ndihma që e afrojnë individët është më e fuqishme prej secilës reklamë korruptive të pushtetit.

Presim që pushteti në afat të shkurtër të siguroj kushte adekuate për pranimin e refugjatëve në dy pikat kufitare para sezonit të dimrit.

PLD gjithmonë është për zgjidhjen civilizuese të cilit do problem, duke përfshirë edhe këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...