Bie numri i të rinjve nga Maqedonia që nisen drejt fronteve të luftës në Lindje të Mesme

Maqedonia

Bie numri i të rinjve nga Maqedonia që nisen drejt fronteve të luftës në Lindje të Mesme

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:11
Ilustrim

Sot u promovua hulumtimi ”Angazhimet e Republikës së Maqedonisë në kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm, shikim kah shoqëria qytetare"

Ky hulumtim është përgatitur nga Analitika Think Tank, në periudhën shtator 2015 – shtator 2016, me mbështetje të ambasadës amerikane në Shkup.

Me këtë rast, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se është me rëndësi të veçantë që Maqedonia, si një shoqëri shumëetnike, të jetë e gatshme për t’u përgjigjur ndaj çdo lloj ekstremizmi dhe ekstremizmi të dhunshëm, që paraqet sfidë serioze.

Ai shtoi se është me rëndësi se si të veprohet për të parandaluar që njerëzit të mos radikalizohen dhe të mos nisen për në shtetet ku ka luftime, si edhe të bëhet risocializimi i atyre që janë kthyer nga frontet e luftës në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, ambasadori amerikan Jess Baily theksoi se çshtja e ekstremizmit të dhunshëm është fenomen me të cilin përballen shumë vende.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se ka rënë numri i të rinjve të Maqedonisë që shkojnë në fronte lufte në Siri ose Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat