Maqedonia ende s'është e gatshme për kompani kombëtare ajrore

Maqedonia

Maqedonia ende s'është e gatshme për kompani kombëtare ajrore

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 18:03
Ilustrim

Në këtë moment nuk ka kushte, e as nuk është e qëndrueshme që Maqedonia të formojë transport ajror kombëtar, kumtuan drejtorët e përgjithshëm të TAV Maqedonisë dhe Agjencisë për Aviacion Civil (AAC) Zoran Kërstevski dhe Goran Jandreoski në trajnim për gazetarët në Strugë.

Këtë, siç thanë Kërstevski dhe Jandreoski e tregon analiza e bërë gjatë vitit të kaluar.

"Tema rreth transportit kombëtar ajror është e lidhur me trendet lokale. Transportuesi kombëtar si kategori, gjegjësisht formimi i kompanisë ajrore nga ana e shtetit si trend, është braktisur. Privatizimi është faktor dominues i formimit të kompanive ajrore, ndërsa çështja tjetër është nëse shteti do të vendos në krahët e aeroplanëve të ndonjë kompanie për ta aplikuar flamurin e tij", theksoi Kërstevski.

Sipas tij, çdo nismë që do të thotë hyrje në kompani të re ajrore në të cilëndo formë, është e mirëseardhur dhe TAV është e gatshme ta shërbejë.

"Analiza e parë e bërë nga konsulenti tregon se nuk është e qëndrueshme të formohet transport kombëtar ajror nën kushtet e tanishme të tregut, komunikacionit, kapaciteteve... Konsulenti ka pasur për detyrë të bëjë vlerësim nëse është e qëndrueshme që Maqedonia të shkojë me formimin e kompanisë ajrore kombëtare, duke i ditur shpenzimet për kuadër, investim në aeroplanë, negociim me partnerët potencial për të gjitha liritë të cilat duhet të lejohen...", ka përmendur Jandreoski.

Nuk ekziston udhëheqës më i keq i kompanisë ajrore të shtetit, tjetër është, tha, cilat janë interesat shtetërore.

"Nuk heqim dorë, por me kush që kur është bërë analiza vitin e kaluar, është treguar se formimi i kompanisë kombëtare ajrore nuk është e qëndrueshme. Në vitin 2017 nuk është planifikuar analizë e re. Është e mundur të bëhet vitin e ardhhsëm nëse rritja e udhëtarëve është mjaft e madhe. Vetëm në këtë rast do të mund të ketë logjikë", nënvizoi drejtori i përgjithsëm i AAC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat