Komuna e Kamenicës Maqedonase paguan 1 milionë denarë për masa sociale

Maqedonia

Komuna e Kamenicës Maqedonase paguan 1 milionë denarë për masa sociale

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:43
Komuna e Kamenicës

Komuna e Kamenicës ka patuar rreth 1 milionë denarë për masa sociale dhe krijimin e kushteve për përfshirje dhe përmirësim të gjendjes së grupeve të rrezikuara sociale.

Kryetari i kësaj komune, Darko Mitevski tha se vëmendje i kanë kushtuar jetës së përgjithshme shoqërore, si në kulturë, sport dhe çështje sociale, duke shtuar se shuma e lartëpërmendur është planifikuar që të shfrytëzohet edhe në vitin 2017.

Ai thotë se komuna në fjalë ka treguar përkushtim për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen qytetarët e komunës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës në komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat