‘Një pjesë e madhe e familjeve në Maqedoni me ndihma sociale janë pasivë’

Maqedonia

‘Një pjesë e madhe e familjeve në Maqedoni me ndihma sociale janë pasivë’

Më: 3 mars 2017 Në ora: 11:31
Pamje nga video

Punësim më të lehtë për kategoritë e rrezikuara do të mundësojë projekti i ri i Institutit për politikë dhe hulumtime ekonomike, Finance Think. Projekti ka për qëllim ta rris produktivitetin e këtyre personave në shoqëri.

“41.6 % e popullsisë është e varfër ose e përjashtuar në aspekt social. Kjo është një përqindje e madhe dhe këto persona kanë nevojë për mbështetje që ta kenë më të lehtë të integrohen në tregun e punës. Projekti ka si qëllim nëpërmjet disa trajnimeve dhe edukimeve t’ua lehtësojë atyre integrimin në tregun e punës”, deklaroi Despina Tumanovska, Instituti për politikë dhe Hulumtime Ekonomike “Finance Think”.

Nikica Mojsoska Bllazhevski nga Universiteti American College në Shkup apeloi që me këta persona të punohet më gjatë kohë dhe nga ana e tyre të mos pritet sukses i menjëhershëm.

“Intervenimet tek këto qytetarë duhet të zgjasin më shumë dhe të kenë një qasje multidimensionale. Nuk mundemi të presim që personat e kësaj kategorie do të mundin në një kohë të shkurtër të formohen në aspektin profesional apo se ato do të mund të mirëmbajnë veten materialisht. Këto intervenime janë të shtrenjta por ne si shtet duhet të punojmë më shumë që të mundësojmë kujdes afatgjatë për këto persona”, deklaroi Nikica Mojsoska Bllazhevski.

Deri tani 12 persona i kanë kaluar trajnimet për zhvillimin e aftësive për punësim ndërsa 50 prej tyre fillimisht do të fitojnë punë praktike dhe më pas edhe punë të përhershme në ndonjërën nga firmat në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat