Debat për zhvillim të sipërmarrësisë sociale në Maqedoni

Maqedonia

Debat për zhvillim të sipërmarrësisë sociale në Maqedoni

Më: 9 mars 2017 Në ora: 09:00
Ilustrim

Roli i sipërmarrësisë sociale në nxitjen e zhvillimit lokal socio-ekonomik do të jetë temë e trajnimit, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Strugë, në organizim të Asociacionit për hulumtim, komunikime dhe zhvillim ‘Public’, kurse në bashkëpunim me Ministrinë austriake të Punës, Lidhjeve sociale dhe mbrojtjes së konsumatorëve dhe Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë.

Qëllimi i trajnimit është përforcimi8 i kapaciteteve të shoqatave të qytetarëve me aktivitete ekonomike dhe të ndërmarrjeve të vogla në rajonin e Strugë përmes transferit të know-how nga organizata pionere në sipërmarrësi sociale në vend dhe nga ekspertë ndërkombëtar, njofton AIM.

Pjesëmarrje më të madhe në bruto-prodhimin vendor të Maqedonisë ka Rajoni i Shkupit me 42.6%, përderisa, pjesëmarrje më të vogël kanë rajoni verilindor, me 5.3% dhe ai jugperendimor me 6%. Në panel diskutimunb do të flasë eksperti i sociologjisë rurale, Georg Viziner nga Instituti federal për rajone malore dhe më pak të zhvilluara nga Vjena.

Në kuadër të ngjarjes do të prezantohen edhe ndërmarrjet sociale ‘Barka’ nga Polonia nga ana e themelueses së saj, Barbara Sadovska, si dhe revista urbane ‘Ballë për ballë’ e cila është një nga pionerët në zhvillimin e sipërmarrësisë sociale në vend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat