Media austriake: BESA mes presionit nga SHBA dhe mos rrënimit të saj duke bashkëpunuar me BDI, ja kur formohet qeveria

Maqedonia

Media austriake: BESA mes presionit nga SHBA dhe mos rrënimit të saj duke bashkëpunuar me BDI, ja kur formohet qeveria

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 maj 2017 Në ora: 18:35
Zoran Zaev

Pas më shumë se gjysmë viti socialdemokratët sëbashku me partitë shqiptare mund të krijojnë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Krizat janë zgjidhur çdokund ku ka udhëtuar ai gjatë ditëve të fundit në Ballkan. Përkundër Donald Trumpit, autoriteti, këmbëngulësia dhe pazëvendësueshmëria e SHBA-ve në rajon tregon dobësinë e shtuar të BE. Nëse nuk do vepronte zv.ministri i jashtëm amerikan, Hoyt Yee, me siguri nuk do kishte qeveri në Maqedoni. Presidenti Gjorge Ivanov kishte hezituar me javë për të mandatuar socialdemokratët - dhe vetëm pak kohë pas vizitës së Hoyt Yee, ai zmbrapset. Kabineti i ri qeveritar është mes LSDM dhe partive shqiptare BDI dhe “Aleanca për shqiptarët”, të cilët kanë 62 nga 120 deputetët. Për këtë është presioni shumë i madh i SHBA për partinë e tretë shqiptare BESA, që të futet në koalicion. BESA (që media austriake e përkthen edhe në gjuhën gjermane “Ehrenwort” - SHP) nuk kërkon të rrënohet nga popullata përmes bashkëpunimit me BDI, përcjell botasot.info. Në qeverinë e re Teuta Arifi (kryetarja aktuale e Tetovës) mund të jetë zv.kryeministre, Nikola Dimitrov si ministër i jashtëm, ndërsa Radmila Sekerinska mund të bëhet ministre për euro-integrime.

Rezistenca e OBRM

Qeveria e Zaevit kërkon afrimin e vendit me BE dhe NATO. Megjithatë nuk ka asnjë shenjë se Greqia do anashkalonte veton kundrejt Maqedonisë për shkak të kontestit të emrit. Por ekziston fryma pozitive te vendet e BE për hapjen e kapitujve 23 dhe 24 (Drejtësia dhe Siguria), për të parandaluar destabilitetin dhe autoritarizmin në rajon. Qeveria e ardhshme në Shkup pritet të ndodhë edhe në fundjavë. Koalicioni i ri duhet të përballet me rezistencë të fuqishme nga partia konservatore OBRM, për shkak edhe të shumicës së vogël parlamentare. Si mundësi shihet bojkotimi i parlamentit nga përfaqësuesit e OBRM, të cilët kanë frikë nga gjykimi dhe më pas gjithashtu përfundimin e tyre në burg. Përgjimet e telefonatave nxorën në pah se pushtetarët e deridjeshëm kanë kryer korrupcion dhe shpërdorimin e detyrave zyrtare. Së fundi nga Prokuroria Speciale kanë nisur tre hetime të reja kundër ish kryeministrit dhe ish shefit të OBRM, Nikola Gruevski dhe nëntë njerëzve tjerë të OBRM. Bëhet fjalë për larje parash, financim ilegal të partisë, shpërdorim të detyrave zyrtare dhe keqpërdorime tjera individuale me vlerë deri në 4.9 milion euro. Gruevski i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Sqarimi i akuzave është i vështirë, sepse pjesa më e madhe e administratës dhe drejtësisë ishte dhe është nën “Sistemin Gruevski”

I përfshirë në dhunë

Incizimet e fundi flasin se gjatë bastisjes së parlamentit në 27 prill, janë të përfshirë edhe disa deputetë të OBRM. Ata kanë inkurajuar masën protestuese për të shkuar të sulmojnë opozitën dhe mediat. Ndryshimi i qeverisë në Maqedoni ka prekur edhe Moskën. Presidenti pro-rus Ivanov takoi gjatë javës presidentin Vladimir Putin. Që nga fillimi i krizës në Ukrainë dhe veçanërisht prej momentit kur ka marrë pushtetin presidenti Donald Trump janë fuqizuar fërkimet gjeopolitike mes Rusisë dhe Perëndimit mbi Ballkanin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat