Debat për të drejtat e arsimit në Maqedoni

Maqedonia

Debat për të drejtat e arsimit në Maqedoni

Më: 26 maj 2017 Në ora: 09:21
Ilustrim

Në organizim të Fakultetit juridik ‘Justiniani i Parë’ Shkup, në kuadër të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’ dhe Avokatit të Popullit të RM-së sot do të mbahet debat profesional me temë ‘E drejta e arsimit në RM, realizimi i saj dhe mbrojtja’.

Më pas, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe Memorandum për bashkëpunim me të cilin vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar.

Në debatin profesional fjalime përshëndetëse do të kenë dekani i Fakultetit Juridik, Goran Koevski dhe avokati i popullit Ixhet Memeti, ndërsa diskutime në këtë temë do të kenë profesorët Borçe Davitkovski, Ana Pavllovska Daneva, si dhe zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska Mustafa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat