Pendarovski: LSDM nuk do të lejojë shtet policor!

Maqedonia

Pendarovski: LSDM nuk do të lejojë shtet policor!

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:57
Deputeti i LSDM-së, Stevo Pendarovski

Deputeti i LSDM-së, Stevo Pendarovski gjatë takimit qendror të djeshëm të LSDM-së tha se, LSDM-ja do të hyjë në aksion kundërkriminal dhe shumë të ndjeshëm.

Pendarovski ndër të tjera tha se Qeveria e ardhshme nuk do të bëj presion ndaj gazetarëve që të shkruajnë për atë për çdo çmim dhe nuk do t’i mbyll shtëpitë televizive që do të flasin kundër saj.

Ai poashtu ka theksuar se OBRM-PDUKM ka përdorur retorikë nacionaliste, shpesh edhe shoviniste, gjegjësisht në linjën e marrëdhënieve ndëretnike të maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk do të ketë projekt të një shteti policor, LSDM as që do ta mendojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat