Kush janë 750 politikanët, intelektualët e biznesmenët shqiptarë të Maqedonisë të rekrutuar në një rrjet spiunazhi?!

Maqedonia

Kush janë 750 politikanët, intelektualët e biznesmenët shqiptarë të Maqedonisë të rekrutuar në një rrjet spiunazhi?!

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 07:24
Ilustrim

Profesori dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro – Amerikane, Abdulla Mehmeti ka denoncuar një rrjet spiunimi në mesin e politikanëve, intelektualëve dhe biznesmenëve shqiptarë në Maqedoni.

Ja se çfarë ka shkruar Mehmeti:

A ka dëgjuar dikush për një listë prej 750 politikanësh, intelektualësh dhe biznesmenësh shqiptarë e të tjerë nga Maqedonia, të rekrutuar para dhjetë vjetësh në një rrjet spiunazhi (përmendet një diplomate e njohur evropiane), por në dobi të kujt nuk është sqaruar deri në fund! Të dhënat personale me pëlqimin e kandidatëve, me emra e mbiemra (edhe me nofkat e tyre) me adresa të sakta banimi, adresa të përkohshme dhe banesa të fshehta, numra telefoni, targa të veturave, detyrat që ushtrojnë dhe afinitetet e tyre, të gjitha të regjistruara në CD, i ka pasur në dispozicion edhe DBK e Maqedonisë. Këtë lajm me hollësi të tjera e ka publikuar edhe javorja ,,Focus” në gjuhën maqedonase, në njërin nga numrat saj.

Të mos habitemi pse i kemi punët kështu siç nuk dëshiron askush prej nesh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat