Gjykata e Lartë nesër do të vendos për paraburgimet e Edmond Temellko dhe Vlladimir Taleski

Maqedonia

Gjykata e Lartë nesër do të vendos për paraburgimet e Edmond Temellko dhe Vlladimir Taleski

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:15
Edmond Temellko dhe Vlladimir Taleski

Këshilli Penal i Gjykatës së Lartë në seancën e nesërme e cila do të jetë e mbyllur për opinionin, do të diskutojë pas kërkesës së PSP-së për paraburgim të kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temellko dhe kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski.

Temellko është njëri nga të dyshuarit në rastin e parë që hapi PSP-ja me emrin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013.

Ndërsa Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe për malverzim me transportin e nxënësve në Manastir të 360 mijë eurove. Taleski ishte dënuar me burg shtëpiak, ndërsa me kërkes të PSP-së dy herë ia ka vazhduar paraburgimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat