Vesel Memedi uron festën e Fitër Bajramit

Maqedonia

Vesel Memedi uron festën e Fitër Bajramit

Nga: A.M. Më: 25 qershor 2017 Në ora: 06:45
Vesel Memedi

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë ditë të Fitër-Bajramit, kërkojmë nga i Plotëfuqishmi të pranojë agjërimin, lutjet, lëmoshën e dhënë, dhe veprat tona të mira.

Postimi i plotë:

Të nderuar besimtarë të besimit Islam,

Sot, i themi lamtumirë muajit të shënjtë të Ramazanit, duke mbajtur me veti kujtimet e fundit për iftaret e përbashkëta me familjarë dhe shokë, lutjet e përbashkëta, largim nga dëshirat tona të urisë dhe etjes gjatë këtyre ditëve të gjata dhe durimit përkundër pengesave ditore, të gjitha këto për hirë të Zotit të Madhërishëm. Në këtë ditë të Fitër-Bajramit, kërkojmë nga i Plotëfuqishmi të pranojë agjërimin, lutjet, lëmoshën e dhënë, dhe veprat tona të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat