MPJ: Nuk ka të lënduar nga Maqedonia në sulmin në Las Vegas

Maqedonia

MPJ: Nuk ka të lënduar nga Maqedonia në sulmin në Las Vegas

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:32
MPJ

Për momentin nuk ka informacione për të vdekur ose lënduar nga Maqedoni, në sulëmin që ndodhi sot në festivalin në Las Vegas, deklaruan për AIM nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Nga MPJ thonë se më vonë do të japin informacione më të hollësishme.

Policia në Las Vegas njoftoi se së paku 50 kanë ndërruar jetë, ndërsa 406 tjerë janë lënduar nga sulmi i sotëm në festivalin muzikor në Las Vegas.

Personi i dyshuar për këtë sulm, është identifikkuar 64-vjeçari Stiven Pedok nga Nevada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat