Rasti “300”, Popovski nuk paraqitet në gjykatë

Maqedonia

Rasti “300”, Popovski nuk paraqitet në gjykatë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:43
Ilustrim

I akuzuari në rastin “300”, Gjoko Popovski nuk u paraqit në gjykatë. Avokatët e tij dorëzuan dokumentacion mjekësor dhe dokument me të cilin vërtetohet pushimi mjekësor duke kërkuar anulimin e seancës.

Pushimi mjekësor është hapur më datën 16 të këtij muaji. Prokurorja Fatime Fetai tha se në dokument nuk theksohet se deri kur Popovski do të qëndrojë në pushim mjekësor.

Ndërkohë që sërish ka kërkuar ekspert që të kontrollojnë dhe vërtetojnë dokumentacionin dhe kërkesat rreth pushimit mjekësor të Popovskit.

Popovski në lëndën “300” të PSP akuzohet për keqpërdorime në blerjen e 300 makinave për policinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat