Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike pas zgjedhjes në krye të Lëvizjes BESA, nesër do të takoj kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Takimi pritet të filloj në orën 16.00 në selinë e PDSH-së në Tetovë. Ditë më parë, Gashi u takua me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.