MPB-ja ka sqaruar shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni, mirëpo jo të gjitha

Maqedonia

MPB-ja ka sqaruar shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni, mirëpo jo të gjitha

Më: 29 maj 2018 Në ora: 17:52
Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, dhe ai për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, dhe ai për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, prezantuan masat në lidhje me sulmet e regjistruara ndaj gazetarëve, në periudhën 2013-2017, dhe qershor 2017 e deri më sot.

Sipas Spasovskit, nga 2013 e deri në qershor, 2017, në MPB janë raportuar 47 raste të qytetarëve ose mediave, që kanë të bëjnë me sulme fizike ndaj gazetarëve, rrezikim të sigurisë në formë kërcënimi ose gjuhë urrejtjeje.

Nga ky numër, për pesë persona janë ngritur kallëzime penale, pesë kërkesa për procedim penal, gjashtë kallëzime penale private. Dy nga 47 rastet nuk kanë elemente të shkeljes, ndërsa për dy raste tjera është shqiptuar masa e kujdesit. 15 nga gjithsej 47 rastet, ende nuk janë sqaruar.

Nga qershori i vitit 2017, e deri tani, janë regjistruar 12 raste, nga të cilët vetëm një nuk është sqaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat