Vazhdojnë lidhjet e reja të Ohrit me botën, sot realizohet fluturimi nga Varshava

Maqedonia

Vazhdojnë lidhjet e reja të Ohrit me botën, sot realizohet fluturimi nga Varshava

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 09:34
Një aeroport në Maqedoni

Në pasditen e sotme do të realizohet fluturimi i parë Varshavë-Ohër, kurse do të ketë edhe disa fjalime të përfaqësuesve të aeroporteve, komunës së Ohrit, dhe nga konsulli i Polonisë.

Përveç kësaj, dje është realizuar edhe fluturimi i parë nga Talin për në Ohër.

Sezoni i sivjetmë veror filloi me fluturimin e parë nga Stambolli për në Ohër, që u realizua më 15 prill.

Në Maj u realizuan fluturimet nga Amsterdami, Brukseli, Tel Aviv e Katovica, përfshi linjat nga Bazeli, Cyrihu e Londra.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni kanë ardhur 822.578 persona, që paraqet rritje prej 20%, krahasuar me vitin e kaluar. Gjithsej u realizuan 7196 fluturime, që paraqet rritje prej 17%.

Të gjitha këto linja janë në shërbim të rritjes së turistëve të huaj që e vizitojnë Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat