Xhaferi: Javën e ardhshme do të rivotohet ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

Xhaferi: Javën e ardhshme do të rivotohet ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 13:54
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarët tha se javën e ardhshme, gjegjësisht më 5 korrik do të mbahet seancë në të cilën do të rivotohet për Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

“Të hënën do të sjell vendim për mbajtjen e seancës”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se materialet që i ka marrë nga presidenti Ivanov do t’i dorëzojë tek deputetët dhe javën e ardhshme do të mbahet seanca.

“Ivanov nuk ka veto absolute. Presim që ai edhe herën e dytë të mos e nënshkruajë dekretin. Kjo është bërë praktikë”, tha Xhaferi.

Ai i bëri apel Gjorge Ivanovit që ta kuptojë rëndësinë e momentit politik të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat