Nga Kombinati i Duhanit në Prilep, 222 punonjës do të lënë punën vullnetarisht

Maqedonia

Nga Kombinati i Duhanit në Prilep, 222 punonjës do të lënë punën vullnetarisht

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 15:15
Kombinati i Duhanit

Nga Kombinati i Duhanit në Prilep, 222 punonjës do të lënë punën vullnetarisht me paketën që iu është ofruar atyre, njoftojnë nga kompania sot.

Sipas menaxhmentit të fabrikës, numri i raportuar ishte i madh dhe largimi vullnetar nga kompania u zhvillua në bashkëpunim me organizatën e Sindikatës dhe ishte transparente. Me këtë dhe përfundon faza e fundit të riorganizimit të kompanisë, e cila pritet të rrisë efikasitetin në punë.

“Kjo është faza e fundit e ristrukturimit në këtë format dhe për këtë arsye interesi i punonjësve ishte i madh. Përveç kësaj, paketat vullnetare, gjegjësisht, kushtet për largimin, janë bërë në një mënyrë më të mirë dhe më transparente dhe një pjesë e madhe e punonjësve, kryesisht atyre që kanë disa vjet për të dalë në pension, vendosën të përfitojnë nga mundësia e ofruar”, thotë Igor Kitanoski nga organizata sindikale e Kombinatit.

Siç njofton kompania, fabrika e duhanit në vitet e fundit ka punuar intensivisht në transformimin dhe me këtë janë vërejtur rezultate pozitive. Tashmë sot Kombinati nuk ka borxhe ndaj institucioneve shtetërore dhe me kohë paguan detyrimet ndaj partnerëve të biznesit dhe bankave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat