Mungojnë kuadër turistik në Ohër dhe Strugë

Maqedonia

Mungojnë kuadër turistik në Ohër dhe Strugë

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:40
Ilustrim

Me një mungesë drastike të stafit, po përballen objektet hotelerike në fillimin e sezonit të ri turistik. Ata kanë nevojë për njëqind punëtorë në pozita të ndryshme. Pritjet për kamerierë, barista, kuzhinier, por edhe stafe tjetër mbështetës janë të nevojshme. Nga sektori hotelierik, arsyeja për këtë situatë e shikojnë për shkak të ikjes së popullatës jashtë vendit.

“Për momentin, na mungojnë punëtorët në pjesën e kamerier dhe kuzhinës, por ne besojmë se së shpejti do ta zgjidhim këtë problem. Arsyeja është që të gjithë po largohen nga vendi. Nuk ka interes, nuk ka të rinj në këtë pjesë dhe për këtë arsye ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha për “Alsat-M”, Visar Lumani, menaxher i hotelit.

“Ne kërkojmë personel nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, nga Tetova, Shkupi. Tani është e vështirë sepse të gjithë shkojnë në Gjermani dhe kemi një problem me stafin. Unë si një shef punoj si një anëtar i stafit për të përmbushur numrin që mungon si staf”, thotë Afrim Mema hotelier.

Çdo student i tretë i cili përfundon Fakultetin e Turizmit në Ohër largohet për të punuar jashtë vendit, thotë Angjela Vasilevska profesoresha nga ky fakultet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat