Mickoski: Pas Marrëveshjes së Ohrit, shtetit i duhen reforma në shumë fusha - Bota Sot
Mickoski: Pas Marrëveshjes së Ohrit, shtetit i duhen reforma në shumë fusha

Maqedonia

Mickoski: Pas Marrëveshjes së Ohrit, shtetit i duhen reforma në shumë fusha

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:45
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se pas marrëveshjes kornizë Maqedonisë i duhen reforma në arsim, shëndetësi dhe ekonomi.

Ai tha se ajo që ndodh sot duhet të jetë e ndryshme nga e kaluara, dhe çdo herë duhet të udhëhiqemi nga arsyeja dhe toleranca.

“Siç mund të shihni në ditët e kaluara nuk flitet për marrëveshjen, por për punë të rrezikshme që janë përfshirë në këtë marrëveshje, për të cilat OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar më herët. Kemi një politikë avanturiste që 15 muaj udhëhiqet nga LSDM. Neve na duhen reforma, që do të përmirësojnë arsimin, shëndetësinë, në mënyrë që të parandalojmë ikjen e të rinjve”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndërsa sa i përket vendimit për referendumin, Mickoski tha se janë duke vazhduar bisedimet brenda partiake dhe se akoma nuk kanë vendosur nëse do të mbështesin ose bojkotojnë referendumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...