Tevdovski: Për 11 për qind rriten të ardhurat në dogana

Maqedonia

Tevdovski: Për 11 për qind rriten të ardhurat në dogana

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 16:50
Gjoko Tanasoski

Deri më 22 gusht të ardhurat nga dogana, TVSH dhe akcizat janë rritur për 11 për qind në krahasim me vitin e kaluar çka është dëshmi direkte për rritjen e aktiviteteve ekonomike, tha ministri për financa, Dragan Tevdovski në takimin e sotëm me Drejtorin e Doganave, Gjoko Tanasoski.

Në takim, thonë nga Ministria për Financa, u diskutua përfitimet kyçe nga ndryshimet e reja të ligjit për dogana të cilat hyn në fuqi më 11 gusht.

Kompanitë kanë mundësi që statusi i skaduar i operatorit ekonomik të autorizuar ta shfrytëzojnë në kuadër të CEFTA-s. Drejtoria e Doganave nëpërmjet odave ekonomike vetëm se e ka promovuar konceptin me qëllim që kompanitë të njihen me përfitimet.

Në ligj zvogëlohen edhe dënimet për shkeljet më të lehta. Me ndryshimet, për afatin e skaduar ose dokumentacion të parregullt gjobat janë zvogëluar nga 250 euro në 50 euro për persona juridik, ndërsa për persona fizik nga 50 euro në 15 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat