Angjushev: Është e mundur rritja ekonomike prej 3.2%

Maqedonia

Angjushev: Është e mundur rritja ekonomike prej 3.2%

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 16:43
Angjushev

Zëvendës Kryeministri për Çështje Ekonmike, Koço Angjushev konsideron se është e mundur rritja e projektuar ekonomike prek 3.2%.

Në intervistë për radio Evropa e Lirë, Angjshev thotë sipas shumës së BPV-së prej 0.1% është rritja në tre mujorin e parë, në tremujorin e dytë pret që shifra më të mira të cilat shpreson se do t’i konfirmojë stastistika.

“Pres që këto shifra të jenë rreth shifrave të projektuara tanimë në tremujorin e dytë, më tej në tre mujorin e tretë dhe të katërt t’i tejkalojnë këto shifra, kështu që në nivel të vitit të bëjë vlerë mesatare nga ajo që të gjithë e prisnim dhe e dëshironim prej mbi 3%:, thotë Angjushev.

Realizimi i investimeve kapitale është i ulët, siç thotë ai, për shkak të asaj që projektet të cilat janë trashëguar nga pushteti i kaluar nuk kanë qenë mjaftueshëm teknikisht të përmbajtura, ndërsa nëse do t’i fillonin do të ballafaqoheshin me shumë gjëra plotësuese dhe anekse, me shpenzim të të hollave të qytetarëve.

“Investimet kapitale viteve të kaluara kanë hyrë edhe tek projekti Shkupi 2014, dhe monumentet, dhe rrugën Kërçovë-Ohër me 56%, për dallim me çmimet midis Sinohidro dhe realizuesit nga Maqedonia. Nëse duhet t’i vazhdojmë ato projekte të hollat e tatimpaguesve në Republikën e Maqedonisë vetëm që të tregojmë shifra të mira, kjo ndoshta është një qasje, por kjo nuk ishte qasje e kësaj Qeveria”, thotë Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat