Ivanovi në udhëtim zyrtar për ditën e referendumit në Maqedoni

Maqedonia

Ivanovi në udhëtim zyrtar për ditën e referendumit në Maqedoni

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 09:50
Gjorge Ivanov

Kryetari i shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të jetë në vend kur në Maqedoni do të vendoset një nga çështjet më historike të vendit.

Ai në fund të shtatorit duhet të merr pjesë në mbledhjen e rregullt të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Nga kabineti i tij thonë se udhëtimi zyrtar do ta pengojë Ivanovin që të jetë prezent për të dhënë votën e tij për referendum, pasi sistemi i rotacionit për pjesmarrje në mbledhjet e OKB-së e pamundëson pjesmarrjen e tij në dy vende.

Në marrëveshje mes dy institucioneve, Qeveri-presidencë, këtë herë në OKB do ta çojë Ivanovin.

Përndryshe, referendumi në vend do të mbahet më 30 shtator ku duhet të vendoset për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për të ndërruar emrin në Maqedonia e veriut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat