Baçev: Për shkak të flamurit rus, qeveria dëshiron ta zhvendosë selinë e partisë

Maqedonia

Baçev: Për shkak të flamurit rus, qeveria dëshiron ta zhvendosë selinë e partisë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:21
Janko Baçev

“Pas disa paralajmërimeve nga ana e qeverisë për largimin e flamurit rus dhe maqedonas, ndërmarrja qeveritare për hapësirë banesore dhe komerciale, ka njoftuar se do ta zhvendos partinë ‘Maqedonia e Vetme'”, tha sot në konferencë për shtyp, Janko Baçev.

Ai njoftoi se ky është presion mbi partinë dhe pyet nëse ata kur do të vijnë në pushtet, a duhet ta djegin selinë e LSDM-së.

Baçev gjithashtu tha se qeveria bën presion para referendumit për shkak të fushatës që do ta fillojë partia e tij. Baçev tha se nuk do të lejojnë që të zhvendoset selia e partisë së tij dhe do ta mbrojnë me çdo çmim.

Ai tha se sipas njoftimeve që ka marrë, ndërmarrja qeveritare me ndihmë të policisë është dashur që të largojë flamurat në orën 10 të mëngjesit, por kjo nuk ndodhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat