Zaev-Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike - Bota Sot
Zaev-Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Zaev-Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:29
Pence ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes.

Përkrahje dhe inkurajim për marrëveshjen e Prespës, ka marrë Kryeministri Zoran Zaev nga nënkryetari i ShBA-ve Mike Pence në takimin e sotshëm në Washington.

Siç shkroi Zaev në rrjetin e tij social “Facebook”, Pence ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes.

“Mundësia të bisedojmë me nënkryetarin e ShBA-ve Mike Pence erdhi në moment historik për Republikën e Maqedonisë. Nga nënkryetari Pence morëm mesazh të inkurajimit për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes së Prespës. Në takim u theksua se me marrëveshjen e siguruam vendin e merituar në strukturuarat euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë”, shkoi Zaev.

Takimi u realizua me ftesën e nënkryetarin Pence, ndërsa vijon pas vizitave të Sekretarin të Mbrojtjes të ShBA-ve, James Mattis dhe Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve Wess Mitchell dhe përkrahjes së treguar për referendumin dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Me Kryeministrin Zoran Zaev në Washington janë edhe zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test