Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë: Shqiptarët kanë vendosur “pro” referendumit, problem arritja e censusit

Maqedonia

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë: Shqiptarët kanë vendosur “pro” referendumit, problem arritja e censusit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:24
Rexhail Ismaili

Deputeti i BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Rexhail Ismaili ka thënë se në bazë të analizave të brendshme pjesëmarrja në referendum do të jetë masovike.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se shqiptarët tashmë janë deklaruar, dhe nuk ka asnjë dilemë se ata do të dalin masovikisht në referendum.

“Shqiptarët janë të deklaruar, nuk kanë asnjë dilemë, nuk ka asnjë individë shqiptar që ka dalë kundër referendumit. Shpresoj se do të këtë masivitet edhe më të madh se dalja në zgjedhje”.

Ai tha se frika është te bashkëqytetarët maqedonas, pasi partia më e madhe opozitare nuk ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

“Partia opozitare maqedonase nuk ka një qëndrim të qartë dhe saktë rreth referendumit. E kanë lënë që anëtarësia e vet të vendos në mënyrë të pavarur nëse do të votojnë pro apo kundër”.

“Frikohemi nga prapaskenat nëse deklarimi i tyre është i sinqertë, nga ajo që kanë deklaruar”, shtoi Ismaili.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë tha se në bazë të disa analizave pjesa dërrmuese e popullatës janë “pro” referendumit.

“Referendumi do të kalojë patjetër, sepse analizat që janë bërë, tregojnë se 72% e popullsisë së përgjithshme janë përcaktuar për anëtarësimin e vendit në NATO”, tha ai duke thënë se këto janë argumente se shumica e popullatës do të votoj “për”.

Ismaili ka thënë se shqetësim mbetet arritja e censusit pasi, nevojitet që mbi gjysma e popullsisë duhet të dalë në referendum pavarësisht si votojnë.

“Duhet të dalin mbi 900 mijë votues për të arritur censusin. Por megjithatë se referendumi është konsultativ, prandaj edhe nëse dalin 800 mijë votues duhet të kemi parasysh se ata janë pro anëtarësimit në NATO”, tha Deputeti i BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Rexhail Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat