Mediat gjermane: Dalja e ulët në referendum është goditje për Perëndimin

Maqedonia

Mediat gjermane: Dalja e ulët në referendum është goditje për Perëndimin

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:15
Ilustrim

“Dalja e ulët në referendumin në Maqedoni paraqet goditje ndaj Perëndimit dhe gjithë tipet e spinave rreth rezultatit të referendumit nuk ndihmojnë”, shkruajnë sot gazetat gjermane, portalet dhe mediumet tjera.

Në një pjesë të titujve theksohet se popujt e Ballkanit janë lodhur nga dëgjimi i frazave “perspektiva evropiane” dhe “bashkësia e vlerave”.

Dalja prej 36.9 për qind, ndërsa mbështetje prej 91.5 për qind e atyre që votuan janë të dhënat nga referendumi në Maqedoni që “Frankurter Allgemeine Zeitung” i vendos në kontekstin “mbështetësit e qeverisë theksuan se dalja de-fakto është e lartë. Qindra qytetarë janë shpërngulur, por akoma gjenden në Listën Zgjedhore”.

Ndërsa “Deutche Welle” shkruan se “në disa rajone që janë goditur nga emigrimi, do të duhej dalje prej 70 për qind e atyre të pranishmeve, që të mund matematikisht të sigurohet dalje e përgjithshme prej 50 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat