Thaçi: Problemi real në Maqedoni është mundësia e eskalimit të konfliktit shqiptaro - maqedonas

Maqedonia

Thaçi: Problemi real në Maqedoni është mundësia e eskalimit të konfliktit shqiptaro - maqedonas

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 22:17
Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka ritheksuar se kanë edhe një javë kohë që të bindin opozitën maqedonase që të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Opozita mendon që ka një “satisfakcion” dhe nuk besoj që ata do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese pasi ato janë sakta. Gjasat janë shumë të vogla për të bindur opozitën të votojë në Parlament”, ka thënë Thaçi në Zona B.

Thaçi ka thënë që zgjidhja e vërtetë do të jetë shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku më pas sipas tij do të maten ata që janë pro dhe kundër integrimit të Maqedonisë në NATO.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme dita e ditës bëhen e vetmja zgjidhje e kësaj situate por problemi real në Maqedoni është mundësia e eskalimit të konfikitit shqiptaro – maqedonas”.

“Për këtë arsye Bashkësia Ndërkombëtare po punon me shumë kujdes dhe mendoj se me shumë mund dhe angazhim prap ana jonë që jemi pro integrimit do dalim fitues”.

Sipas Thaçit dhe mosintegrimi në NATO është shpartallim i Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat