Eco Guerilla: Lajmi për filtrat e Jugohromit, është manipulim i radhës me opinionin

Maqedonia

Eco Guerilla: Lajmi për filtrat e Jugohromit, është manipulim i radhës me opinionin

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Lëvizja Eco Guerilla përmes një kumtese për media, lajmin që qeveria do të ndajë 1.5 milionë euro për instalimin e filtrave të Jugohromit e vlerësojnë si manipulim të radhës me opinionin.

Ata dyshojnë për shkak se më herët thuhej që instalimi i sistemit filtrues kushton 12 milion euro dhe duhet kohë minimum 2 vjet për instalimin e tyre.

“Jugohromi ka qenë i mbyllur dhe jotransparent për mediat që të tregojë se çka është bë deri më sot. Është e paqartë se si u ul çmimi i filtrave nga 12 milion euro në 1,5-2 milion euro dhe vendosja do bëhet për 4-5 muaj për të prodhim me kapacitet prej 55%”, thonë nga Eco Guerilla.

Ata thonë se Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.

“Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur. Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara”, thonë nga Eco Guerilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat