LSDM: Janë marrë masa kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

LSDM: Janë marrë masa kundër ndotjes së ajrit

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së ku thanë se ata e ndotën Maqedoninë dhe me politikat e tyre kriminale, të kota dhe të papërgjegjshme, kontribuan drejtpërsëdrejti që Shkupi të bëhet një nga qytetet më të ndotura në Evropë.

“Për dallim nga qëndrimi i OBRM-PDUKM-së, në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur aksione më të fortë për ajr të pastër. Të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal, me një nxitje të fortë, po rigjelbërojnë vendet të cilat ishin shkatërruar më herët, i zgjidhin të gjitha burimet e ndotjes”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se në të gjithë Maqedoninë në vazhdimësi por pastrohen të gjitha deponitë, ndërsa është forcuar edhe mbikëqyrja inspektoriale dhe kontrolli kundër ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat