Shkup, shënohet dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

Maqedonia

Shkup, shënohet dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Me disa aktivitete në vend sot do të shënohet 3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e personave me nevojat të veçanta.

Në sallën solemne të Qeverisë së Maqedonisë do të mbahet diskutim me temë “Forcimi i personave me nevoja të veçante dhe sigurim i përfshirjes dhe barazisë”. Fjalim do të kenë Zoran Zaev, Mila Carovska, Spase Dodevski, Samuel Zhbogar dhe të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shënimi i 3 Dhjetorit do të bëhet edhe në Institutin për Defektologji pranë Fakultetit Filozofik në Shkup.

Ndërsa disa aktivitete do të organizojnë edhe instituicione tjera shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat