Reagon kabineti i Ivanovit: I hedhim poshtë të gjitha gënjeshtrat e thëna për përfshirjen e Sinisha Alleksoskit

Maqedonia

Reagon kabineti i Ivanovit: I hedhim poshtë të gjitha gënjeshtrat e thëna për përfshirjen e Sinisha Alleksoskit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Dhënia e dëshmisë së rrejshme është vepër penale, thonë nga Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov.

“Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë i hedh poshtë gënjeshtrat e thëna, ngjarje të shpikura dhe komunikimin e paqenë për përfshirjen e këshilltarit Sinisha Aleksoski në rastin e 27 prillit”, thonë nga Kabineti.

I akuzuari për ngjarjet e 27 prillit tha se është përndjekur PSP-ja, është planifikuar edhe sulm ndaj KShZ-së, këshilltari i Ivanovit ka thënë se do të ketë arrestime. Ai tha se shefi i shtetit do të shpall gjendje lufte, por kjo nuk ndodhi, përkundrazi Ivanovi bëri thirrje për pajti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat