Mbrëmë ka ndërruar jetë në QKUK, ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.
Ai ka qenë i shtrirë në gjendje të rëndë tash e disa ditë, duke u përballur me një sëmundje të rëndë.
Reperi Gold AG përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllime për humbjen e ish-luftëtarit të UÇK-së.
“LLAHU TË MËSHIROFTË VLLA
AVNI HYSENI … ZOTI TË SHPËRBLEFTË ME XHENNET Faleminderit që e nderove Kosovën me UÇK dhe Luginën me UÇPMB ”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që, Avni Hysenit ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia kishte refuezuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.