Këngëtarja nga Shqipëria, Ledina Çelo, është rikthyer në kohë me disa fotografi.
Para pak ditësh ajo në Instagram ka postuar dy imazhe të saj nga vitet 1997-1998, ku ishte me flokë të saj natyrale brune.
Ndërsa sot ka vendosur që t’i pyes ndjekësit e saj se si i rrinë më mirë flokët, bjonde apo brune, duke postuar edhe një video të cilën e ka bërë teksa lëvizte me veturë.
A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on Jan 21, 2019 at 5:31am PST
Ajo që këngëtarja e ka kuptuar është që shumica e ndjekësve të saj e pëlqejnë më shumë si bjonde, edhe pse ka edhe të tillë që e komplimentojnë edhe për pamjen që e kishte në ato fotografi të shkrepura vite më parë.